Ja si reagon Robert Berisha ndaj vëllait të tij Patrisit

I  ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Robert Berisha iu përgjigj deklaratës së vëllait të tij, të bërë vetëm 2 ditë më parë në emisionin “Xing me Ermalin” ku ishte i ftuar së bashku me Tunën.

Emrin e Robert Berishës përveçse e njohim si këngëtar, e shohim shpesh të lakuar në rrjetet sociale për shkak të konfliktit të tij me kunatën, këngëtaren Altuna Sejdiu. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Roberti iu përgjigj deklaratës së vëllait të tij, të bërë vetëm 2 ditë më parë në emisionin “Xing me Ermalin” ku ishte i ftuar së bashku me Tunën. Duke folur për konfliktin mes dy familjeve Patris Berisha thotë për vëllain e tij shprehjen “Vëllau si shkjau(serbi)” dhe deklaron se Tuna dhe djali i tij janë gjëja më e shtrenjtë që ka në jetë.

Ndërkaq Roberti e sheh të folurën në publik të vëllait të tij si shaka dhe thotë që Patrisi është djalë shumë pozitiv e uron ta shohë atë dhe familjen e tij gjithë jetës mirë.

Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që ti shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet.

Pyetjes nëse është mërzitur apo jo nga fjalët e vëllait të tij, Roberti i përgjigjet me “jo”, por sipas tij brenda familjes së Berishajve të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ai për familjen e për vëllain.

Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familjarisht brenda shtëpisë së Berishajve. Nuk është puna që e kemi përjashtuar Tunën, por siç tha dhe Patrisi, brenda Berishajve të gjithë e dinë, janë disa komente në youtube, ka dokumente. Nuk kënaqem prej komenteve sepse mua më duken shumë të mirë, por ka ca komente të njerëzve që më njohin mua më herët dhe e dinë çfarë kam bërë për familjen, për vëllain, që duhet ta bëjë secili për familjen e vet. E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë iu uroj shumë sukses, shëndet cunit të tyre dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete/ Shqiptarja.com

Lër një koment