Ja si të ruani ngjyrën e plazhit në lëkurë

Nëse po ju pëlqen aq shumë vetja të nxirë nga dielli, atëherë duhet të dini se ka disa mënyra që mund t`ju ndihmojnë ta ruani këtë ngjyrë sa më gjatë.

Çfarë duhet të bëni?

Pastroni lëkurën me vajëra ushqyes që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe e mbajnë atë më të butë.

Në këtë mënyrë dielli penetron më mirë në lëkurë duke e ndihmuar atë ta mbajë ngjyrën më gjatë. Është e rëndësishme të përdorni një vaj të mirë që ta ushqejë lëkurën në thellësi. Vaji i bajameve të ëmbla është fantastik.

Vaji i karrotës përdoret gjithmonë si një nxirës natyral gjatë plazhit. Përgatitet fare thjeshtë në shtëpi dhe mund ta përdorni çdo ditë para ekspozimit në diell.

Perfekt është edhe çaji i zi! Ashtu si vaji i karotës, edhe çaji i zi ju ndihmon të merrni më shumë ngjyrë. Duke e bashkuar me vajin e bajameve të ëmbla mund të krijoni një përzierje perfekte për ta përdorur pas dushit, pasi do t`ju ndihmojë të ruani ngjyrën.

Mos nënvlerësoni ushqyerjen! Mënyra si ushqeheni luan një rol të rëndësishëm për të ruajtur ngjyrën e plazhit. Ushqimet që duhet të konsumoni janë ato të pasura me betakaroten, si për shembull domatet, pjeshkët, karrotat, specat djegës etj. /real-news.tv/