Ja si të shkelni dietën tuaj, pa e prishur atë

diet.jpg

Tundimi nga ushqimi kur jemi duke ndjekur një plan dietik është çka e bën më të vështirë ndjekjen e këshillave të dietologes dhe na prish regjimin ushqimor ndonjëherë.

Por, sipas ekspertëve të ushqimit dhe dietologëve, konsumimi i ushqimit tuaj të preferuar, edhe kur jeni me dietë, sigurisht jo në sasi të tepruar, është diçka e lejueshme.

“Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, kështu që në çdo dietë që kam sugjeruar, unë kam dhënë “leje” për njerëzit që të përfshijnë ushqimet e tyre të preferuara. Është diçka që e bëj edhe në jetën time të përditshme dhe besoj se çdokush e bën.

Të hash ushqimin tënd të preferuar gjatë një diete shpesh quhet “mashtrim”. Por personalisht, unë kurrë nuk mendoj se të hash ushqimin tënd të preferuar në mënyrë të planifikuar, mund të shihet si “mashtrim” në dietën tuaj. Dhe mendoj se nuk jam e vetmja. Nuk më pëlqen të përdorë fjalën ‘mashtrim’, sepse mendoj se nënkupton se ka ushqime të mira dhe të këqija”, tha Martha McKittrick, një dietologe. “Ju mendoni se po ‘mashtroni’, nëse hani një ushqim të keq, dhe krijon një ide të keqe në mendjen tuaj”-shtoi ajo.

Koncepti “mashtrim me ushqimin” është një tregues që nuk jeni të kënaqur me dietën tuaj”, shtoi Mascha Davis, një dietologe dhe në të njëjtën kohë zëdhënëse e medias kombëtare për Akademinë e të ushqyerit dhe dietikën.

Ndryshimi i fjalës “mashtrim” me”trajtim” mund të ndryshojë komplet mënyrën se si ushqimet perceptohen dhe mund të parandalojë mundësinë për ushqyerje të çrregullt, sipas ekspertëve. Por nëse ju e konsideroni ngrënien e ushqimit tuaj të preferuar si “trajtim” për veten tuaj, shumica janë dakord se ka aspekte pozitive të përfshirjes së tyre në dietën tuaj, sigurisht me sasi të limituar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303