28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ja si u festuan Krishtlindjet në shtëpinë Kardashian

spot_img

Mirë se vini në festën më të bukur të vitit, sponsorizuar nga familja Kardashian!

Pas 35 vjetësh, Kim Kardashian ka treguar se është gati t’i zërë vendin nënës së saj Kris Jenner, për të organizuar festën më fantastike për vigjiljen e Krishtlindjes në shtëpinë e saj.

I gjithë ambienti i shtëpisë gjigante 20 milionë dollarëshe në Calabasas ishte i mbushur nga bora dhe madje kishte dhe një kodër të vogël, ku të gjtihë mund të rrëshqisnin me slitë.

Me të ftuar të veçantë si Jennifer Lopez, Sia, Kimora Lee Simmons dhe një performancë fantastike nga John Legend, 38-vjeçarja udhëhoqi festën duke bërë ski me Paris Hilton.

Kim kishte veshur një fustan të bardhë mëndafshi me mëngë të gjata që i ekspozonte gjoksin dhe një palë atlete për të kërcyer me fëmijët dhe rrëshqitur në slitë me Paris.

 

Pjesë e festës ishte dhe  Jennifer Lopez, e cila ishte veshur gjithashtu me një fustan të bardhë elegant shoqëruar nga partneri i saj Alex Rodriguez.

Kylie Jenner shkëlqente me një fustan argjendi i çarë në pjesën e këmbës së majtë teksa mbante në krahë Stormi-n. Edhe motra e saj Khloe Kardashian dukej e mrekullueshme me një fund tyli dhe një crop top me flokë bore, e kombinuar identik me vajzën e vogël True.

Kendall dhe Kourtney kishin thyer rregullin dhe ishin veshur jo me të bardha. Modelja dukej tepër elegante më një fustan jeshil neon, ndërsa Kourtney kishte zgjedhur një fustan të zi të shkurtër.

Ah mos të harrojmë mamin Kris e cila ishte bërë një bjonde seksi në Vigjiljen e Krishtlindjeve dhe i shkonte kaq shumë ky look i ri.

 

 

 

 

Impressive display: It was also reported that Khloe is the designated DJ, Kim 'needs' a churro stand and that one year's goody bag totaled nearly $300,000

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat