fbpx

Jaeld Çela, në qeli të veçantë me masa të forta sigurie

Ish drejtori I policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua një javë më parë mbahet në masa të forta sigurie në ambientet e paraburgimit. Mësohet se ai është vendosur në qelitë e burgut 302 në kryeqytet.

Fakti që në këtë paraburgim ka shumë persona të cilët janë arrestuar prej tij në kohën kur ka qenë drejtues policie, kanë detyruar administraten e burgut ta vendosë në një qeli të vecantë, larg të ndaluarve të tjerë në menyrë që të shmangen incidentet.