fbpx

Jahti më i madh në botë rikthehet në Sarandë, furnizohet me 700 ton naftë

Jahti i Miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko është rikthyer sërish në Sarandë.

Saling Jaht A’është hera e tretë që ankorohet pranë portit të Sarandës.
Mësohet se Jahti superluksoz ose siç njihet ndryshe si më i madhi në botë, nuk ka ardhur për turizëm në Sarandë, por për tu furnizuar me karburant.
Nafta miliarderit rus i shitet pa taksa e përkthyer në shifra për një litër naftë paguan 60 lekë, ndryshe nga çmimi mesatar në vendin tonë 160 lek për litër.
Po ashtu mësohet se jahti luksoz është furnizuar me të paktën 700 ton naftë.

Jahti është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton.

Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël.

Më poshtë gjeni fotot: