‘Jam çun dhe ngacmoj kë të dua’, si lindi sherri që çoi në vrasjen e 17-vjeçares në Laprakë

griselda-gjikolaj-840x440.jpg

Zbardhet dosja e Prokurorisë, ku hidhet dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengos mbrëmjen e 26 dhjetorit të 2018, në zonën e Laprakës.

Referuar dokumentit zyrtar, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të.

Vajza, thuhet në dosje  se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçar.

Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se: “është çun e mund të ngacmojë çdo vajze”.

Në debat e sipër Erion Benga e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja.

Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë.

Dyshimet janë se gjatë ditëve të fundit, ai ka planifikuar të hakmerret jo vetëm ndaj Erion Bengos, por edhe t’i marrë jetën vajzës, që përndiqte në çdo moment.

Si ndodhi ngjarja…

Natën e ngjarjes, Griselda kishte dalë më të fejuarin, mikun e tij Erion Benga dhe një shoqe të saj në një nga lokalet e zonës.

Rreth orës 18.05 minuta, ata kanë lënë lokalin dhe janë drejtuar për tek makina tip mercedez benz model E-class, ne pronësi të Erion Bengos.

Në dosje sqarohet se në timon është ulur Benga, pasagjer në vendin e parë ishte, Samiri, ndërsa dy vajzat ishin në sediljen e pasme.

Menjëherë Sapo makina ka nisur lëvizjen, sipas dëshmisë së 26-vjecarit Benga, dy persona i kanë prerë rrugën dhe kanë filluar të godasin automjetin.

Ai ka tentuar të largohet duke shtuar shpejtësinë. Brenda pak sekondash – sqarohet në dosje – I dyshuari Përpepaj ka dalë në anën e majtë të makinës – dhe ka qëlluar me dy plumba në kokë 17-vjeçaren.

Plumbat kanë kapur edhe Erion Bengon. Referuar dëshmive, rezulton se I dyshuari tjetër, Ronald Muzhaqi, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit, ka vijuar të godasë automjetin, nga ana ku ishte ulur Samiri i fejuari i viktimës.

Për fat të mirë, ai dhe mikesha e ngushtë e vajzës, nuk u prekën nga plumbat. 26-vjecari Benga ndonëse i plagosur, ka udhëtuar me automjetin e tij ne drejt spitalit të Traumës.

Por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, që Benga është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Skena e krimit që tronditi kryeqytetit funddhjetorin e vitit që sapo lamë pas u rindërtua nga hetuesit, bazuar në rrëfimet e të mbijetuarve të atentatit dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës, ku dukej qartë cdo lëvizje e autorëve.

Të dyshuarit Robert Perpepaj dhe Ronald Muzhaqi, ndaj të cilëve rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim, kanë mundur ta realizojnë planin e tyre kriminal në më pak se dy minuta.

Aktualisht, në kuadër të hetimeve të ngjarjes, Prokuroria e Tiranës po vijon më pyetjen e familjarëve të viktimës. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303