fbpx

“Jam dashuruar me të”, Pajtimi dhe Sarah flirtojnë me njëri-tjetrin, Dj PM: Do më kesh gjithmonë…

pajtimi.jpeg

Sarah Berisha dhe Dj PM janë çifti më i përfolur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrin që në ditët e para.Javën e kaluar, dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë, por pas këtij veprimi, ata deklaruan se nuk janë “çift” brenda “Big Brother VIP”. Kjo sepse, Sarah dhe Pajtimi vendosën që do të ishte më mirë nëse do të lidhen jashtë, për të mos u akuzuar nga publiku se po bëjnë lojë.Ditën e djeshme, Berisha tregoi se kujdeset edhe për shëndetin e Pajtimit. Ajo i tha djalit nga Kosova se nuk i pëlqen fakti që ai e konsumon shumë cigaren.

Pjesë nga biseda:

Sarah: Sa e pi cigaren o burrë, shumë.

Dj PM: Jam dashuruar me të.

Sarah: Të lutem leji këto gjëra me mua.

Dj PM: Okej, unë në nuk mendoj qe opinioni i të tjerëve duhet të bëhet realiteti im.

Gjatë darkës së organizuar për ditëlindjen e Einxhel, dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata shkëmbyen përqafime të ngrohta dhe nuk i kursyen fjalët e ëmbla.

Pjesë nga biseda:

Sarah: Faleminderit që më ke ndenjur shumë afër këtu brenda.

Dj PM: Mos e vrit mendjen, kështu më ke gjithmonë derisa të dalim.

Sarah: Edhe kur te dalim, kur të kemi një gjë, sigurisht.

Dj PM: Po normale.

Sarah: Ta paskam bërë bluzën pis.

Dj PM: S’ka gjë, a din ta përdorësh lavatriçen?

Sarah: Po, pse?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303