fbpx

“Jam duke vrapuar në tym”, mjeku shokon: Kam firmosur certifikata vdekjeje nga Covid-19 më shumë…

Mjeku amerikan, Joseph Varon ka rrëfyer disa detaje të forta në lidhje me viktimat nga koronavirusi.

“Jam duke vrapuar në tym. Është e vështirë”, kështu e përshkroi mjeku situatën nga pandemia.

Dhe java e kaluar ishte akoma më e vështirë. Në Houstonin që kishte rritje të rasteve me COVID-19, ai nënshkroi më shumë certifikata vdekjeje sesa në gjithë karrierën e tij, raporton CNN. “Njerëzit po vdesin çdo ditë,” tha 58-vjeçari.

Dita e punës e Varonit fillon herët. Rreth orës 4:30 ose 5 të mëngjesit, ai shkon në spital drejt në njësinë e coronavirusit, ku trajton rastet e secilit pacient.

“Ai është i përfshirë në gjithçka dhe shumë personalisht”, tha fotografi Callaghan O’Hare, i cili e ka takuar mjekun disa herë gjatë një muaji të kaluar në spital. “Ai ulet në shtrat me njerëzit dhe i përqafon gjersa bisedojnë. Është e pabesueshme për t’u parë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Kujdesi për pacientët me coronavirus zgjat minimum 10 orë çdo ditë, tha Varon. Pas kësaj, ai takohet me pacientët e tij të tjerë në spital – ata që nuk kanë coronavirus.

“Nëse jam me fat, kthehem në shtëpi para orës 10 të natës. Nëse nuk kam fat, që është shumica e kohës, në shtëpi arrij rreth mesnatës”, tha mjeku.