fbpx

“Jam gati”! De Biasi i “shkel syrin” Kosovës pas largimit të Challandes

2769D653-669E-49C7-BDDE-355D3F20593D.jpeg

Gianni De Biasi gati të drejtojë Kosovën. Ish-trajneri i Shqipërisë, është vetëofruar për të marrë drejtimin e “Dardanëve” pasi të përfundojë kontrata e tij me Azerbajxhanin, e cila mbyllet pas një muaji dhe me shumë siguri nuk do të rinovohet.Në një prononcim për “indeksonline”, De Biasi ka pranuar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës, nëse i ofrohet kjo mundësi, por njëkohësisht ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakte direkte me FFK-në.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbajxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha fillimisht ai, duke u ndalur më pas te shkarkimi i Challandes.“Më vjen keq për Chalandes sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, vijoi tekniku i cili drejtoi Shqipërinë në suksesin më të madh të historisë së saj, pjesëmarrjen në Euro 2016.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303