“Jam i bekuar”/Prej 6 vitesh bashkë, Blero publikon foton e rrallë me Afronën dhe bën dedikimin romantik

dysh2-1-780x439.jpg

Këngëtari shqiptar Blero dhe partnerja e tij Afrona janë një ndër çiftet më të ëmbla të showbizzit shqiptar. Në muajin shtator Blero dhe Afrona kurorërozuan dashurinë e tyre në martesë, para nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, familjarëve dhe miqve në plazhin e Shëngjinit.

Çifti feston sot 6 vjetorin e lidhjes së tyre.

Blero ka publikuar një foto në Instagram, përmes së cilës kujton kohën kur janë njohur bashkë dhe i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit.

“Fotoja jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë”.

“Urime 6 vjetorin gruaja ime. Nga ajo ditë jam njeriu më  i lumtur në botë. Ti je gjysma më e bukur e imja ti je shembulli i një njeriu shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty . Të dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj të plakemi bashkë 🙏🏻

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303