“Jam i lumtur”/ Rama jep lajmin: Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga kompania e Behgjet Pacollit

Screenshot_15-1.png

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është ajo e Behgjet Pacollit. Ai tha se është shumë i lumtur që është përzgjedhur një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar.

Pandemia ka goditur kudo por një nga sektorët më të goditur është ai i aviacionit. Vendet janë impenjuar të fusin sasi parash për të mos lënë atë industri gjigande të falimentojë. U la një kohë. U mendua që pas verës do të rifillonte procesi. Por kompanitë europiane patën pengesë objektive dhe duke qenë në paketat mbështetëse të subvencionuara nga qeveritë u ndaluan të përdorin paratë për investime të jashtme. Sot marr frymë i lehtësuar. Për fat të mirë dhe për fat të keq jam deputet në Vlorë. Për fatin e mirë nuk po flas ndërsa fati i keq është durimi i vlonjatëve që të shënjestrojnë si gënjeshtar, mashtrues që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Kur ti e di se cila është e vërteta fjalët dhe shpjegimet nuk bëjnë punë të madhe. Jam i lumtur që baza e këtij kosnorciumi është një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303