fbpx

“Jam marrë me mikun tim gjithë mëngjesin…”. Lleshaj zbulon rastin e pazakontë: Ai se besonte kurrë se…

lleshaj-1.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Peshkopi ku ka rrëfyer rastin e një mikut të tij i cili nuk e besonte kurrë se do të prekej nga COVID-19, por kjo gjë ndodhi, ndërsa ka bërë apel ndaj qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

“Nëse nuk mbajmë shifrat nën kontroll është një risk për ata që do të vendosin për të ardhur dhe zonat e kuqe njerëzit i shmangin, nuk niset njeri drejt një zone të kuqe.

Jam marrë gjithë mëngjesin me një mikun tim që nuk e besonte kurrë që mund ta kapte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj, është serioze dhe e rëndësishme që të bëjmë maksimumin, nuk po them të mbyllemi prapë, por ato minimume kujdesi duhet t’i bëjë që të parandalojmë një riizolim”, tregoi Lleshaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303