fbpx

“Jam ministër”/ Policia arreston mashtruesin e Prishtinës: Ta zgjidh unë hallin e pronave!

68E04471-EB57-4A07-9D56-C910C88D0039.jpeg

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar në Prishtinë, i cili shtirej sikur zotëronte postin zyrtar të ministrit dhe ka kërkuar shuma të mëdha parash nga dy persona për t’ju “zgjidhur” hallin.

Personi me iniciale R.B është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprat penale si “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi“ dhe Falsifikimi i dokumenteve”. Policia ka shkuar për kontroll në banesën e tij ku i kanë gjetur edhe dokumenta të flasifikuara me të cilat gënjente qytetarët. Ai u kishte kërkuar shuma shumë të mëdha dy qytetarëve me pretekstin se do u zgjidhte konfliktin pronësor që kishin.

Ky nuk ishte rasti i parë që ky person akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentash pasi pas arrestimit policia zbuloi se ai dënuar më parë nga gjykata me 10 muaj burg për të njëjtat arsye.

“Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale. I lartcekuri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmoj në një çështje pronësore. Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303