fbpx

“Jam në hasmëri”, kush është agresori që rrahu të moshuarën në shtrat

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar Pina Qaton, një të moshuar, në banesën e saj.

Agresori pasi ka hyrë në shtëpinë e saj ka nisur ta qëllojë me grushta.

Pasi u sulmua, ajo u shtrua në spitalin “Omer Nishani” pasi ka marrë dëmtime dhe fraktura në trup e fytyrë.

Qato ka thënë se është në hasmëri pasi para 3 vitesh i kanë vrarë burrin.