‘Jam përgjuar nga Saimir Tahiri’/ Kryemadhi trondit me deklaratën: Ja lëvizja e Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftuar në Syri TV, ku po intervistohet nga gazetari Ccim Peka rreth situatës politike në vend.

Ajo ka bërë një deklaratë bombë duke rrëfyer se është përgjuar nga Saimir Tahiri.

“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri. Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët. Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit”, tha ajo.

“Jeni përgjuar nga zoti Tahiri”?- pyet gazetari.

“Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama”, u përgjigj Kryemadhi.

Së fundmi, ajo tha se Rama po bën përgjime të tjera kësaj radhe, duke shenjëstuar sërish opozitën.