“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini njihet për jetën luksoze, udhëtimet e shumta dhe stilin e saj të jetesës . Jo rrallëherë është akuzuar se gjithë këtë luks ia siguron i dashuri i saj “boss”.
Ka qenë vetë ajo që ka konfirmuar që është në një lidhje disa herë me anë të rrjeteve sociale se ka qenë në një lidhje disa vjeçare, me Leonard Dukën, e ndërsa pas skandalit të ndodhur disa muaj mëparë me policinë, nuk e kemi parë më të postojë.
Së fundmi në emisionin“Glamour Zone”, në RTV Ora, Trejsi pranoi të jap disa hollësi mbi jetën e saj private.
Ajo u shpreh se momentalisht është single duke pohuar ndarjen nga i dashuri i saj Leonard Dukën.
Ester Bylyku: Aktualisht, je single apo në një lidhje?
Trejsi Sejdini: Për momentin jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja.