fbpx

James Cordon nuk i mban dot lotët për vrasjen e George Floyd: Tragjedi e tmerrshme!

Show i famshëm The Late Late Show”, i cili u transmetua të martën në SHBA, nuk ishte i zakonshëm.

Moderatori James Cordon, i cili njihet për sensin e tij të humorit, dha një fjalim prekës rreth vrasjes së George Floyd dhe kohën e vështirë që po kalon amerika por edhe i gjithë njerëzimi.

“Kjo ngjarje ka shokuar një opinion të tërë, është një tragjedi e tmerrshme që na ka shkundur në thellësi. Një burrë me ngjyrë është vrarë nga një i bardhë që ishte edhe një oficer policie” -tha ai teksa dridhej gjatë fjalimit.

James Corden u përlot gjatë emisionit të tij dhe ky moment u bë viral në rrjetet sociale.