“Janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor”, deputeti Murrizi kërkon të merren masa ndaj Blendi Fevziut

1590688601_murrizi.jpg

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, ka denoncuar hapur gazetarin, Blendi Fevziu duke marrë shkas nga fjalimi i këtij të fundit gjatë emisionit të tij “Opionion”.

Murrizi i është drejtuar me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke kërkuar që të merren masa ndaj Fevziut.

Deputeti shprehet se gazetari është shprehur me një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, të cilët i ka quajtur karagjozë, ndaj kërkon që kjo të ndëshkohet.

Letra e plotë e deputetit:

Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv. Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).

Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?

Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm. Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303