fbpx

“Janë shtuar shumë. Po të kalosh mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh….”. Tritan Kalo del me thirrjen urgjente ndaj qeverisë

18-mars-tritan-kalo_frame_1324-1100x620-1.jpg

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, ka dalë me një reagim të fortë ndërsa bën thirrje për dezinfektimin e rrugëve në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve.

Reagimi:

Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……Me marjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019…..

Të nesërmen para kamerave televizive banueses së njërit prej apartamenteve, duke i puthur dorën KM i premtoj se riparimi do të ndodhte në javët më të afërme……Edhe pas 19 muajsh çatia është po aq e rrënuar, dhe banorët e apartamenteve poshtë saj vijojnë të banojnë te të afërmit e tyre……

Vjeshta po afron dhe do jetë e treta që do e gjejë çatinë në të njejtën gjëndje…Të shpresojmë që ky apel të dëgjohet dhe më pas të veprohet…. Mqse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohen….Po dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë….

Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje sjedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

KUTËRBON një erë aq e rëndë sa të kijohet mendimi se gjindesh mbi një kolektor të ujrave të zeza….Taksat e pastrimit NE i paguajm rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të Kryeqëndrës së Trojeve Arbërore…..Together forever!!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303