Japonia mund të ketë gjetur kurën për koronavirusin

Numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit po rritet çdo ditë e më shumë.

Japonia, ku ndodhen më shumë se 500 të infektuar, ka njoftuar se  ka planifikuar që të nisë testimin e ilaçeve për të trajtuar pacientët e infektuar.

Zëdhënësi i lartë i qeverisë tha të martën se rritja e rasteve paraqet një kërcënim për ekonominë dhe shëndetin publik.

“Qeveria po bën përgatitje në mënyrë që të bëhen provat klinike për ilaçet që përdoren tek pacientët me HIV/AIDS që mund të kurojnë koronavirus”, tha Sekretari i kabinetit të qeverisë, Yoshihide Suga në një konferencë.

Ende nuk dihet se sa kohë duhet për të vërtetuar se ilaçi është efektiv dhe të përdoret tek pacientët. Ekspertët thonë se ilaçet ndaj HIV konsiderohen si kurë për koronavirusin, i cili ka vrarë gati 1.900 njerëz në Kinë. Asnjë terapi nuk është vërtetuar plotësisht efektive kundër infeksionit të rëndë.

Njerëzit në Kinë kanë filluar të eksplorojnë mënyra të ndryshme për t’u trajtuar, por ende nuk ka një ilaç të autorizuar.

Edhe në Tajlandë, mjekët po përpiqen të bëjnë një kombinim të barnave për të mposhtur virusin vdekjeprurës.