Japonia prezanton emrin e epokës së re

Japonia ka thënë se emri i epokës së re do të jetë “Reiwa” dhe do të fillojë kur Perandori Akihito të largohet nga froni në fund të muajit.

Sekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga ka thënë më 1 prill se emri i ri do të fillojë se përdoruri më 1 maj, kur djali i Akihitos, Naruhito të zëvendësojë babain e tij.

Ai ka thënë se ky emër daton nga shekulli i shtatë dhe ka dy kuptime: “rei” që do të thotë “rregull” dhe “wa” zakonisht përshkruhet si “paqe” dhe “harmoni”.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë gjatë një fjalimi para kombit se ky emër nënkupton se kultura ka lindur teksa njerëzit “kujdesen për njëri-tjetrin”.

Njoftimi i emrit të ri konsiderohet moment shumë i rëndësishëm në Japoni dhe shënohet me festivale dhe ngjarje speciale.

Akihito, 85 vjeçar ka njoftuar më 2017 se do të largohet nga froni më 30 prill të vitit 2019, duke përmendur shkaqe shëndetësore.

Emri i epokës së re ka ndikim shumë të madh në jetën e përditshme në Japoni, pasi njerëzit tani presin se çfarë do të ndodhë pas zëvendësimit të epokës së Akihitos, e cila ishte emëruar “Heisei” dhe do të thotë “paqja triumfon gjithandej”.

Japonia ende përdor kalendarët perandorakë të stilit kinez, vendi i vetëm në botë që bën një gjë të tillë. Aktualisht në Japoni është viti, Heisei 31, apo viti i 31-të i mbretërisë së Akihitos dhe jo 2019.

Një panel prej nëntë personave është përfshirë për muaj në bisedime sekrete për të zgjedhur këtë emër./real-news.tv/