fbpx

“Jashtë fashistët nga shkollat”, protesta e antiprotesta në Greqi

vlcsnap-2018-11-29-18h43m50s26.jpg

Qindra nxënës të shkollave të mesme të Greqisë kanë mbushur këtë të enjte rrugët e Athinës dhe Selanikut. Të ndarë në dy grupe, një pjesë e tyre ka protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke hedhur parulla si “Demokracia e ka shitur Maqedoninë” dhe “Maqedonia është tokë greke”.

Ndërkohë, moshatarët e tyre në Athinë, me një kundërprotestë dhe tubime të tjera më të mëdha në numër, kanë bërë thirrje kundër nacionalizmit dhe fashizmit.

Ka disa ditë që në qendër të politikës greke po diskutohet një përpjekje e neonazistëve të “Agimit të Artë” për të përdorur politikisht nxënësit e shkollave të mesme dhe për të futur mes tyre frymën fashiste dhe urrejtjen.

Duke kapur çështjen e ndjeshme për shumë grekë, siç është marrëveshja e Prespës, neonazistët kanë shpërndarë në rrjetet sociale dhe mesazhe telefonike, thirrje për tubime mbarëkombëtare protestash për çështjen e emrit të Maqedonisë, të Vorio Epirit dhe të vrasjes së Kostandin Kacifës.

Shumica e deputetëve të partisë qeveritare “Syriza” kanë dënuar në Parlament këtë përpjekje të neonazistëve për të mbjellë frymën e urrjejtjes nacionaliste në radhët e nxënësve dhe u kanë bërë thirrje edhe partive të tjera të bashkohen me ta.

Mesazhi më i mirë ka ardhur nga një karikaturist i njohur grek, i cili përmes blogut të tij ka publikuar një karikaturë ku duken 3 nxënës me bluza me flamujt e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, përpara tyre një fashist që mban një flamur ku shkruhet fjala urrejtje, dhe pas tyre shkruhet në një pankartë në 3 gjuhë “jashtë fashistët nga shkollat greke”. Top Channel

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *