Jasir Asani drejt Suedisë, ja sa mund të përfitojë Partizani

Asani-Partizani.jpg

Zbulohet destinacioni i ri i mundshëm i futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, i cili në këtë sezon ka mbetur disi në hije në drejtimin e Franco Lerdas.

24-vjeçari nga Shkupi pritet të largohet që në merkaton e janarit drejt kampionatit të Suedisë ku e dëshirojnë disa skuadra, por interesimi më konkret është i AIK Stokholm.

Asani mbërriti dy vite më parë te 16 herë kampionët e Shqipërisë, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Drejtuesit e klubit të kuq e kanë bërë të qartë se do të shesin lojtarë nëse ofertat janë interesante e ndoshta ky është rasti për të arkëtuar disa qindra mijëra euro.

Rasti “Mala”, i cili mund të largohet në fund të sezonit me parametër zero (në ndeshjet e fundit as është grumbulluar, pasi refuzon rinovimin) është një precedent që nuk duhet përsëritur në të ardhmen, kështu që drejtuesit e kuq duhet ta zgjidhin shumë shpejt të ardhmen e Asanit, duke e shitur ose rinovuar kontratën, sigurisht me kushte më të mira financiare për futbollistin.

Asani, sikurse shkruan e përditshmja “Panorama Sport”, ka pasur një klauzolë largimi në çdo kohë përkundrejt shifrës 400 mijë euro. Tani mbetet të mësohet se cila do të jetë shuma që pretendon Partizani, i cili nuk mendohet të heqë dorë nga shërbimet e Asanit pa 300 mijë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303