Jason Derulo surprizon fansat

Jason Derulo këndoi për fansat e tij nga një ballkon, në vend të një arene, pasi koncerti i tij në Pragë u anullua për arsye sigurie.

Shfaqja e tij u anullua vetëm disa orë para se të fillonte, kështu që këngëtari 29-vjeçar dha një koncert të improvizuar.

Edhe pse ai ka rivendosur një datë tjetër, Derulo nuk donte që fansat e tij të largoheshin të mërzitur dhe i ka surprizuar duke kënduar nga ballkoni.

Më vonë ai shkroi në Instagram: “Vendi ku do të mbahej koncerti nuk ishte i sigurtë këshu që performova jashtë një ballkoni. Edhe pse do  të vendosim një datë tjetër për koncertin, nuk mund ta lija familjen time të ikte e mërzitur. Dashuria dhe miqësia që kemi ndarë mbrëmë do të jetë përgjithmonë si një tatuazh në zemrën time”-përmbylli Derulo postimin e tij.

Lër një koment