“Java Botërore e Ujit”. Belinda Balluku në Amsterdam

beli-3.jpg

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në konferencën e përvitshme, të organizuar në Amsterdam në kuadër të “Javës Botërore të Ujit”, me përfaqësues nga politika si dhe specialistë të sektorit të ujit nga të gjitha vendet e botës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Balluku shprehet se zgjidhjet e integruara për menaxhimin e ujit, ishin në qendër të diskutimeve të mbajtura në këtë konferencë, ndërsa shton se zhvilloi edhe një sërë takimesh me specialistë të fushës si dhe aktivistë të rëndësishëm.

“Në Amsterdam IWW Conference, u diskutuan nga aktorët ndërkombëtarë, zgjidhjet e integruara për manaxhimin e ujit, një element jetik, i cili nuk merr asnjëherë vlerën e paçmuar që ka në të vërtetë. Bisedova me specialistë të fushës dhe aktivistë që prej vitesh mbrojnë këtë kauzë globale”, shkruan Balluku. Më tej, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ndalet edhe tek puna e bërë nga Qeveria Shqiptare sa i takon sektorit të ujit, duke përmendur këtu strategjinë e menaxhimit të ujërave, teksa bën të ditur se po investohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të ujësjellësve në të gjithë vendin. “Qeveria shqiptare, sot më shumë se kurrë po investon intensivisht në rritjen e kapaciteteve të shërbimit të ujësjellësave në mbarë vendin. Gjithashtu, sot mund të renditemi në vendet që kanë një strategji të qartë për menaxhimin e ujërave, duke përmirësuar dukshëm cilësinë e ambientit ku jetojmë. Veronica Manfredi, për @EU_Commission tha qartë se: shëndeti i ujërave tanë reflekton vlerat e shëndetshme të shoqërisë tonë”, mbyll postimin e saj në rrjetet sociale ministrja Belinda Balluku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303