fbpx

Java çame/Idrizi thirrje Mitsotakis: Qarqet ekstremiste janë gjallëruar

idrizi.jpg

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-02 19:01:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Në 76-vjetorin e genocidit grek, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje kryeministrit grek të zbatojë marrëveshjen e babait të tij, ish-kryeministër i vendit me palën shqiptare.

Ai tha se qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë përpjekur të lënë çështjen çame në harresë, ndërsa solli në vëmendje edhe incidentet e ndodhura përgjatë ditëve të fundit ku disa ekstremistë grekë janë shfaqur duke djegur flamurin shqiptar.

Idrizi njofton edhe nisjen e javës çame, e cila këtë vit do të ketë sloganin “Mos e harro  Çamërinë”.

“Jemi këtu sot në përkujtim të 76-vjetorit të genocidit të programuar mbi shqiptarët e Çamërisë. Sot bëjmë të qartë se kombet e dështuara, ata që gjatë historisë së tyre humbin luftëra dhe territore e fshijnë të shkuara me harresë. Qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë përpjekur të mbulojnë çështjen çame me harresë.

Vëmendja dhe kujtesa për këtë genocid është sot e gjallë. ne do të lodhemi të fundit. Ne sot fillojnë sot organizimin Java Çame. Këtë vit e kemi me sloganin Mos e harro  Çamërinë. Ajo i drejtohet qeverisë greke. I kujtoj kryeministri grek babain e tij i cili në bashkëbisedim me Meksin lejonte ngritjen e varrezave të çamëve. Sot i bëj thirrje atij të mos e harrojë babain. Unë sot ju kujtoj që kemi shumë arsye për të ngritur zërin.

Qarqet ekstremiste greke janë gjallëruar duke djegur flamurin shqiptar dhe ne presim të reagojë qeveria. Idiotët e dobishëm të Athinës shfaqen edhe në ekranet shqiptare duke mbrojtur të drejtat e minoritetit grek. Ne kemi shumë arsye për të folur për ato që na bëjnë bashkë. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit”, tha Idrizi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303