Java e derbit, Partizani përgatitet në Pezë

Skuadra e Partizanit po vijon përgatitjet për takimin ndaj Tiranës, në derbin e kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Lerda dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka kryer seancën e sotme në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, në orën 10:30.

Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe të gjithë lojtarët kanë zhvilluar të plotë programin e përcaktuar stërvitor.

Për përballjen ndaj Tiranës trajneri Lerda nuk do të ketë në dispozicion Bruno Telushin dhe Rron Brojën si pasojë e skualifikimeve me kartonë. Përgatitjet do të vijojnë të martën me seancën e radhës në program po në orën 10:30.