fbpx

‘Je mafioz’/ Dvorani i përgjigjet Metës për akuzat

ilir-meta-adrian-dvorani-e1573834345440.jpg

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar në lidhje me akuzat dhe deklaratat e presidentit Meta.

Dvorani shkruan se e pranon kallëzimin penal dhe do dalë para drejtësisë.

Reagimi i plotë i Ardian Dvoranit:

Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallëzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303