fbpx

‘Je mashtruesi më i madh’, Rama përplaset me studentin

Screenshot_3-16.png

Gjatë debatit mes kryeministrit Rama dhe studentëve në Vlorë, një prej tyre iu drejtua kreut të qeverisë duke i thënë se ai takim ishte show dhe synonte që të shuante protestën

Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju jeni i aftë të mbyllni gojën Lulzim Bashës ca na keni ne? Ne jemi studentë nuk jemi dele? Ju doni ti mbyllni protestën, nuk mund të negociohet për gjëra bazë  Më fal se ju jeni i forti në këtë vend?! Tani fëmijët nuk kanë më fëmijë nga gogoli por nga ju?! Keni bërë çfarë keni bërë me popullin, ne jemi studentë. Nuk meritojmë shfaqje si tek Top Show.  Do jem i lumtur nëse nuk pushkatohem. Kjo është vetëm një shoë, pasi Kryefjala është shuani protestën.

Rama ia ktheu duke i thënë:

Rama: Je i madh! Rrugaçëria nuk është trimëri. Të çohesh e ta fyesh tjetrin. Këta që thua ti i kam dëgjuar nga të tjerët. Më vjen keq për ata që i votojnë. Mund të jem ironik e sarkastik por kurrë të ofendojë. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet. Mos ki merak se për mua rron 1 mijë vjet. Unë ta kam merakun ty. Ti mos ki  merak që erdhe këtu dhe u solle si rrugaç  Djali flet nga karrigia por nuk ka mikrofon  Ca je ti që nuk lë të flasësh. Më lër të flas unë ti akuzon njësoj siç akuzojnë ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit. Sa i takon shuarjes së protestës nuk është qëllimi im. Nuk e kam thënë dhe as nuk më intereson fare.

Ca i bëra Lul Bashës unë! Ti mund të përfundosh më keq se Lul Basha po nuk kuptove që zotësia është tek argumenti. Jam i sigurt që ti do shpallesh hero në tabelën e imulacionit digjital të Berishës  I dhashë mundësinë të bëhej lider. Iu luta siç tu luta ty, por nuk je Basha. Iu luta lëre çadrën hajde flasim.  Ngrihu mi numëro 8 pikat, po i dite të kam borxh”

“Ulu, Ulu, ishte pyetje retorike. Jeta është e gjatë dhe do më kujtosh do të kesh kryeministra të tjerë e do më kujtosh. Kur të vij i dyti në radhë shiko a ke shansin të bësh karshillëqe …  Pse nga ty shqetësohem unë?! Porosia që kam unë mos mendo që populli është dele dhe ti je më i zgjuar. Më dëgjo mua, sepse ti nuk je ujk, je lepur para popullit.  Ju që i thoni popullit ju jeni dele që bëni luanin  Meqë ke hall se mos pëson si luli, mos u bëj si Luli, qëndroi paktit.

Luli donte të fitonte nuk donte të zgjidhte probleme. Nuk fitoi por ty të garantoj që do fitosh dhe do fitoj dhe unë.. Numri im është 0682030 272. Në këtë numër herët a vonë jam i bindur se do më çosh një mesazh. I tërheq fjalët që thashë dhe të pres për një kafe në Vlorë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *