‘Je prostitutë’/ Keisi reagon sërish pas videos së Stresit me brunen misterioze: Urime shpirt…

Nuk kanë fund thumbimet mes Keisit dhe Stresit.

Së fundmi, reperi u shfaq në krahët e një bruneje të cilët po argëtoheshin së bashku dhe madje Stresi e puthi edhe në faqe.

Mirëpo, Keisi nuk është kursyer duke i dedikuar ish-bashkëshortit të saj një mesazh të koduar.

Ajo e cilëson vajzën që shoqërohej me Stresin si ‘prostitutë’.

“Unë kurrë nuk e kam menduar shprehjen “Mashtrimi i një gruaje të mirë është sikur të zgjedhësh plehra mbi thesar” Do ta aplikoja tek vetja ime por jeta të jep atë që ti nuk e pret. Nuk ka rëndesi si unë provova t’i vendos gjërat prapa meje në heshtje, por ato mu përplasën në fytyrën time, kështu që tani më në fund do them diçka publikisht. Kjo shkon për gjithë ato vajza që krenohen duke fjetur me një burrë të martuar, shpirt urime ti je nje prostitutë. Por gjithçka që dua të them për ju është që të paktën të jeni të mirë në punën tuaj.”-shkruan Kejsi.