Je testuar për koronavirus? Ja si përgjigjet Rama

raaaaaa.png

I ftuar në emisionin “Provokacija”, të drejtuar nga Mustafa Nano, kryeministri Rama është pyetur në lidhje me faktin nëse ka bërë apo jo deri tani një test për koronavirusin.

Rama është shprehur se nuk ka bërë asnjë testim pasi nuk ka pasur asnjë simptomë në mënyrë që të dyshonte se ishte infektuar.

“Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin”, tha Rama.

Ndërkohë i pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë që mund të mos ia dalim Rama përgjigjet: Pikërisht e kam menduar prandaj janë marrë edhe masat. Jemi më të dobët dhe duhet të vrapojmë më shpejt për t’u futur në shtëpi. Një specialist tek Fevziu parashikoi 18 mijë të vdekur nëse nuk do ishin marrë masat, ne nuk e kemi marrë luksin as të humbasim qindra. Ogertën e admiroj për angazhimin obsesiv që ka për punën e saj. E ka ndjekur koronavirusin që në Kinë. Pastaj kur erdhi në Itali, e ndoqëm edhe nga afër

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303