fbpx

‘Je vegël qorre e Ramës’, Lulzim Basha përplaset me Saimir Kodrën

f94beb0f9728d78c957f4583ca157e33_L.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur mbrëmjen e sotme me prezantuesin e emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra, pasi ky i fundit kishte publikuar një bisedë në Ëhatspp ku thuhet se nga burgu i Fierit janë liruar 40 të rrezikshëm.

Basha e ka quajtur Kodrën ‘vegël qorre’ të Ramës.

Ndërkohë, Kodra i ka quajtur fëminore fjalët e Bashës.

“Nëse kryetari i referohet syzeve të mija është dritshkurtër për këtë, është diskriminuese, i kujtoj Lul Bashës qese më quan vegël të PS-, kamerën e fshehtë për blerjen e votës në Dibër dhe Vorë e kam transmetuar një orë më pas. Sot mua më ka ardhur një mesazh që nga burgu po përgatiten 40 veta me leje nga burgu i Fierit që janë përgatitur për trazira deri në vrasje. Është humbje kohe t’i përgjigjem një gjëje kaq infantile të kryetarit. E përshëndes dhe i uroj rrugë të mbarë”, tha Saimir Kodra./real-news.tv

Advertisement

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303