33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Jeffrey Star: Jordyn ka fjetur me Tristan për muaj të tërë

spot_img

 

Pas deklaratës së Jordyn Woods dhe pergjigjeve te Khloes ne Twitter ka reaguar grimieri Jeffrey Star.

“Jordyn Woods ka fjetur me Tristan Thompson për muaj të tërë”.

 

Ai tha në rrjete sociale se shumë njerëz që jetojnë në të njëjtën lagjen Calabasas, Kaliforni ku banon Khloe Kardashian, janë të vetëdijshëm për lidhjen jashtëmartesore të Tristan.

“Mëso të bëhesh bashkëpunuese si prind në një nivel të shëndetshëm dhe boll aktrove sikur burri yt nuk është një plehrë. Faleminderit, tani qepe gojën”, shkruajti në Twitter duke iu referuar deklaratës së Khloe që quajti Jordyn “gënjeshtare” për të vërtetën, të cilën e rrëfeu në emisionin Red Table Talk.

Më pas bëri një video ku i drejtohej modeles 21-vjeçare.

“Jordyn vërtetë tha se kur po dilte nga shtëpia e Tristan, ai e puthi në buzë. Kjo është një gënjeshtër. Ju keni qenë në lidhje për një muaj ose dy. I gjithë qyteti Calabas e di këtë. Ka sy kudo, ka njerëz normal që nuk janë të famshëm dhe ata janë komshinjtë e tu. Çdo njeri sheh çdo gjë. Të dy keni disa kohë që takoheni. Më në fund doli e vërteta. Ti je e shokuar që është zbuluar kjo gjë dhe tani po përpiqesh të shpëtosh veten”, tha Jeffrey.

 

Crazy: Star piped up this morning after Khloe called Jordyn a liar. He said, 'Learn to coparent on a healthy level and stop acting like your man isn’t trash either…thank you, now shut the f*** up. —The World. Snap'

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat