32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Jelekët e verdhë” do të protestojnë në Versajë

spot_img

Protestuesit ‘jelekverdhë’, të cilët kanë nisur protestat që nga mesi i nëntorit, do të marshojnë të shtunën në qytetin e vjetër mbretëror të Versajës në luftën kundër reformave të qeverisë.

Kështjella dhe kopshtet e Versajës, një simbol i fuqisë së shtetit francez dhe një nga atraksionet më të mira turistike të Evropës, do të mbyllen të shtunën pasi autoritetet presin qindra protestues në periferinë e pasur, 20 km në perëndim të Parisit.

Jean-Jacques Brot, prefekt i rajonit të Yvelines, u tha gazetarëve se protesta do të mbahet në rrugën qëndrore të qytetit, larg nga pallati dhe zonat tregtare.

Versaja ishte një pikë e rëndësishme e revolucionit francez dhe marshimi i  tetorit 1789 nga turma pariziene çoi në përmbysjen dhe ekzekutimin e mëvonshëm të Mbretit Luigji XVI.

Sipas një zyrtari të prefekturës të cituar nga e përditshmja Ouest France, rreth 1,400 vetë kanë thënë se do të marrin pjesë në marshimin pas një thirrjeje për të protestuar në Versajë nga një prej udhëheqësve të ‘jelekëve të verdhëve.

Udhëheqësit e ‘jelekëve të verdhë’ kanë bërë thirrje për demonstrata të reja të shtunën dhe inkurajuan mbështetësit e tyre për të bllokuar kamionët në kufi në fundjavën e gjashtë të protestave kombëtare, të cilat kanë çuar në trazira në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha franceze.

Nëntë vetë kanë vdekur gjatë protestave, kryesisht në aksidentet e trafikut nga bllokadat e ‘jelekëve të verdhë’. Shitësit me pakicë, restorantet dhe hotelet kanë humbur miliona të ardhura në fundjavat para Krishtlindjes, pasi u detyruan të mbyllnin bizneset e tyre gjatë fundjavave për shkak të frikës së plaçkitjes dhe dhunës.

Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar një sërë masash që i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 10 miliardë euro për të qetësuar protestuesit, duke rritur pagën minimale dhe lehtësimin e taksave për pensionistët, por portestuesit janë ende të pakënaqur.

Macron gjithashtu ka premtuar të organizojë një debat të gjerë mbarëkombëtar ku do të diskutohet rreth taksave për tre muajt e ardhshëm./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat