“Jelekët e verdhë” frymëzojnë edhe Tajvanin

Të frymëzuar nga lëvizja franceze, “jelekët e verdhë” qytetarët e Tajvanit protestuan kundër taksave. Protesta pritet të vazhdojë edhe ditën e sotme, dhe protestuesit po përgatiten të kthehen përsëri në rrugë.

Mbështetësit e Lidhjes së Taksase dhe Reformës Ligjore, secili prej tyre i veshur një “jelek të verdhë”, fillimisht marshuan përpara Zyrës Presidenciale të Tajvanit në kryeqytetin Taipei të mërkurën.

Kjo protestë vjen pasi protestuesit “jelekverdhë” dolën në rrugët e Parisit për javë të tëra në protesta të dhunshme që detyruan presidentin francez Emmanuel Macron të bëjë lëshime për taksat dhe çështje të tjera më parë këtë muaj.

Një zëdhënëse e ligës tha për CNN se marshimi kishte për qëllim të ushtronte presion mbi qeverinë e Tajvanit për ta bërë sistemin e taksave më transparent. Grupi gjithashtu protestoi para Ministrisë së Financave, për atë që ata e konsiderojnë si një politikë të padrejtë të vendosjes së taksave dhe për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të përjashtimit nga taksat.

Liga u themelua në vitin 2016 dhe ka ushtruar presion ndaj qeverisë që nga ajo kohë – por organizatorët thanë se marshimi i së mërkurës shënoi herën e parë që kishin veshur jelekë të verdhë.

“Ne u frymëzuam nga lëvizja franceze dhe vendosëm të dilnim në rrugë me jelekë të verdhë”, tha zëdhënësja Wang. “Ne shpresojmë që presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen do të dëgjojë ankesat e njerëzve dhe të bëjë lëshime ashtu si bëri Emmanuel Macron”.

Wang tha se taksimi “i padrejtë” i ka penguar bizneset e huaja për të investuar në ishull. Protesta e sotme e ligës do të ndodhë jashtë selisë së Ministrisë së Financave në Taipei./real-news.tv/

 

Lër një koment