17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Jelekët e verdhë” vazhdojnë protestën në Francë

spot_img

Mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve franceze të shtunën në fundjavën e pestë të demonstratave mbarëkombëtare kundër qeverisë së Emmanuel Macron, pavarësisht thirrjeve për të mos mbajtur protestë pas të shtënave në Strasburg më parë këtë javë.

Në Paris, policia ishte në gadishmëri për të parandaluarr shpërthime të mundshme të dhunës.

Ndryshe nga herët e kaluara, disa dyqane të mëdha ishin të hapura për të mirëpritur blerësit e Krishtlindjeve.

Në Champs-Elysees, një numër i vogël aktivistësh të grupit feminist të protestës, Femen u përballën me forca të sigurisë pak metra larg Pallatit Elysee, vendbanimit të presidentit.

Ministri i Brendshëm tha se rreth 69,000 oficerë policie ishin aktivë të shtunën me një prani të përforcuar në qytetet e Toulouse, Bordeaux dhe Saint-Etienne.

Të premten, Presidenti Macron bëri thirrje për rikthim të qetësisë në Francë pas gati një muaji protesta nga lëvizja e ashtuquajtur ‘jelekët e verdhë’ kundër politikave të qeverisë së tij. Demonstratat kanë goditur rritjen ekonomike dhe kanë shkaktuar përçarje.

“Franca ka nevojë për qetësi, rend dhe kthim në normalitet,” tha Macron, pas një takimi të udhëheqësve të Bashkimit Europian në Bruksel.

Lëvizja e ‘jelekëve të verdhë’ filloi në mes të nëntorit me protesta në kryqëzime dhe rrethrrotullime kundër rritjes së taksave të karburantit, por shpejt u shndërrua në një mobilizim më të gjerë kundër politikave ekonomike të Macron.

Fundjava të njëpasnjëshme të protestave në Paris kanë çuar në vandalizëm dhe përplasje të dhunshme me forcat e sigurisë.

Në një fjalim televiziv për kombin të hënën, Macron njoftoi rritjen e pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët, masa këto që synonin t’i jepnin fund lëvizjes, por shumë prej tyre thanë se do të vazhdojnë protestat.

Qeveria, si dhe disa sindikata dhe politikanët e opozitës, u bënë thirrje protestuesve të mos mbanin protestë të shtunën, pasi katër vetë u vranë në një sulm me armë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin historik të Strasburgut

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat