27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Jelekverdhët” festojnë Krishtlindjen së bashku

spot_img

Protestat kundër Presidentit Emmanuel Macron mund të jenë zbutur pak para Krishtlindjeve, por dhjetëra protestues u mblodhën në rrethrrotullime në Francë duke premtuar të vazhdojnë presionin, pa plane për të shkuar në shtëpi për pushime.

“Jelekverdhët” nuk ndalen as në ditët e pushimeve. As festimet për Krishtlindje nuk i kanë ndaluar protestuesit në Francë që të marshojnë në  bulevardin Champs Elysees.

Të hënën në mesnatë, ata janë grumbulluar në qendër të Parisit,  për të kërkuar dorëheqje ne Macron. Mediat vendase njoftojnë se shumë automjete të policisë rrethuan Harkun e Triumfit për të parandaluar afrimin e “jelekëve të verdhë”,  ndërkohë që monumenti u dëmtua në protestën e madhe të datës 1 Dhjetor.

“E vetmja gjë e mirë që Macron ka bërë është se ka bashkuar njerëzit. Sa më shumë t’i shtypë njerëzit, aq më shumë ata janë të bashkuar”-tha një nga protestuesit.

Pavarësisht rritjes së pagave dhe uljes së taksave të lajmëruara nga Qeveria më herët gjatë muajit për të ndaluar protestat, “jelekët e verdhë”  kanë thënë se nuk do të ndalojnë demonstratat deri sa Macron të japë dorëheqjen dhe ata të kenë më shumë fuqi në vendimmarrje.   Ata kanë thënë se do të marshojnë në bulevard edhe gjatë ditëve të javës.

Protestat e “jelekëve të verdhë” nisën në mes të muajit Nëntor, në kundërpërgjigje ndaj rritjes së taksës për karburantit dhe u kthyen më vonë kundër reformave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat