27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Jelekverdhët” vijojnë protestat në Francë

spot_img

Protestuesit jelekë verdhë protestuan në Paris për të tetën të shtunë me radhë, megjithëse presidenti francez ka premtuar të vazhdojë zbatimin e reformave të mëtejshme në punësim.

Një numër i madh protestuesish filluan të marshojnë nëpër rrugë pranë shëtitores Champs-Élysées të qytetit.

Sipas demonstruesve, të plagosurit, të shpëtuar nga ndihmësmjekët të pranishëm në vend, u goditën nga policia me të ashtuquajturat “topin e nxehtë”, predha jo vdekjeprurëse, kur ata ishin pranë një barkë në flakë në Seine.

103 persona janë ndalur nga policia.

Një grup prej 15 vetësh , disa të veshur me jelekë të verdhë, kanë dëmtuar zyrën e Ministrisë Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zyra e zëdhënësit të qeverisë është dëmtuar. Benjamin Griveaux, zëdhënës i ekzekutivit dhe disa punonjës të tij janë evakuuar nga forcat e sigurisë.

Sipas policisë në të gjithë Francën dolën në protestë 25 mijë persona. Të shtunat e para në protesta morën pjesë 282 mijë persona, por kurdo ka përplasje dhe tensione me policinë. Në Paris, makina, kotorra dhe kosha mbeturinash u përfshinë nga zjarret dhe gjithashtu u ndërtuan barrikada në Bulevardin Saint-Germain.

Demonstratat masive filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësisë në rritje lidhur me rritjen e taksës së karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si edhe me udhëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.

Që atëherë, Macron ka hequr dorë nga plani për rritjen e taksave, ka njoftuar për rritje për punonjësit me rrogat më të ulëta dhe ka premtuar shkurtime taksash për pensionistët në vështirësi, në një përpjekje për të ndalur protestat.

Macron ka shprehur gjithashtu vullnetin për të bërë ndryshime shtesë në sistemin kombëtar të ndihmës sociale dhe pensioneve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat