fbpx

‘Jemi 3 muaj pa punë’, plasin protestat në Vlorë

Disa punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë në protestë, ku kërkojnë pagën e luftës.

Punonjësit e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.