“Jemi futur në zonën e zjarrit”, Rama: Kujdes, të vdekurit nuk…

Screenshot_1-1.jpg

Tashmë vendi është futur në zonën e zjarrit.Ka qenë ky mesazhi i Kryeministrit Rama sot, në komunikimin me qytetarët.

“Dua t’ju them diçka që është e rëndësishme dhe duhet të ta çmojmë dhe ta mbajmë si kryefjalë të çdo ditë, që do të thotë se eshte motivimi i të gjitha energjive për të fituar luftën. Dhe ne jemi futur në zonë e zjarrit. Ekonomia bie, por ekonomia ngrihet. Por të vdekurit nuk ringjallen. Qëllimi dhe misioni ynë, i të gjithëve bashkë si individë, familjarë, si shqiptarë; është të mbrojmë këdo që kemi përreth dhe shoqerine. Jeta nuk ka çmim. Hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret, të forcon. Unë po ju them se gjithsecili prej jush mund të gjeje tek vetja, ose të një i afërm, provën se çka nuk të vret, të forcon. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë. Qëllimi ynë është që të dalim të aftë. Atyre që janë më në hall, duhet t’u qëndroj sa më pranë, që të dalin më të fortë nga ky hall. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar. Jemi në një moment kritik të luftës. Duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive të gjithë kësaj përpjekje, shumëkush ka filluar të mendojë më shumë sec duhet për të nesërmen dhe të harrojë çka është prioritetare, mbrojtja e jetës. Duke ju ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë gjëra që është ende herët për të kërkuar. Ka filluar të qahet për masat shtrënguese dhe të flasë më shumë se ç’i takon ditës për çka vjen nesër. E nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët.”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303