fbpx

“Jemi gati për të fituar zgjedhjet, kjo qeveri i ka ditët e numëruara”

1200-630-5ea5c89f1461b.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar sot se opozita “është gati për të fituar zgjedhjet”. Bardhi u shpreh se opozita e bashkuar do të jetë fituesja e zgjedhjeve, duke shtuar se është pikërisht kjo arsyeja pse “Rama po bën manovra për të ndaluar koalicionet parazgjedhore apo për të rritur pragun elektoral”.

“Jo vetëm për të shkuar në zgjedhje, por dua të garantoj të gjithë qytetarët që mezi presin ditën e zgjedhjeve për të ndëshkuar me votë këtë qeveri, se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe opozita e bashkuar do të jetë fituesja e këtyre zgjedhjeve. Kjo është arsyeja përse Edi Rama po bën këto manovrat e vogla edhe në kuadër të Reformës Zgjedhore, që i projekton si strategji prej një viti, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore apo për të rritur pragun elektoral dhe histori të kësaj natyre që synojnë për të penguar opozitën e bashkuar që të shkojë, kështu siç është, e bashkuar, në zgjedhje”, tha mes të tjerash Bardhi, në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, në “Neës24”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303