“Jemi me fat që virusi është…”. Virologu deklaratë të fortë: Do ishim shkatërruar nëse…

covid19.jpg

Virologu italian Andrea Crisanti, Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së Universitetit të Padovës në një intervistë për “Il Messaggero”, deklaroi se jemi me fat që virusi duket I ndjeshëm ndaj kushteve klimatike, pasi në të kundërt do ishim shkatërruar. Ai theksoi se “numrat e epidemisë tani janë të ulta, por ekziston një element që duhet të na bëjë të jemi shumë të shqetësuar”.

Dhe cili është ky faktor?

Rastet e reja nuk janë zvogëluar për javë të tëra dhe devijimet nuk janë shumë domethënëse. “Diçka nuk po funksionon”, thotë Crisanti.

Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë tha se:

 “Ne jemi me fat që virusi duket i ndjeshëm ndaj kushteve klimatike, përndryshe do ishim të shkatërruar. Por ajo që po na kursen tani, nuk do të na kursejë përsëri në vjeshtë-dimër”, u shpreh.

Ai theksoi gjithashtu se “koronavirusi qarkullon shumë më tepër nga sa mendojmë”.

“Ende nuk kemi kuptuar shumë nga ky virus. Ende ka shumë, shumë gjëra për të kuptuar”, shtoi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303