fbpx

“Jemi përgatitur dhe nëse rastet shtohen”, Manastirliu flet për strategjinë vjeshtë-dimër

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme. Ajo ka bërë me dije se tashmë janë marrë masat e duhura për përballimin e situatës gjatë vjeshtë-dimër.

“Sipas strategjisë të vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për COVID, përfshi edhe COVID-3 dhe COVID-4, ku kemi rritur kapacitetet, nëse në një skenar që ne e kemi të parashikuar, do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë. Strategjia jonë parashikon që këto skenare do të jenë të dedikuar, sipas numrave të të shtruarve në spital”, tha Manastirliu.