“S’jemi shpellarë”, një gjest për tu vlerësuar në protestë

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre edhe këtë mbrëmje. Ata janë mbledhur, të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive të tyre, duke bllokuar rrugën rreth 50 metra larg nga mbikalimi, kur shkon për tek” Shqiponja”.

Protesta u përshkallëzua, ku banorët dogëjn goma në mes të rurgës. Por duke thirrur në kor “Jemi qytetar, s’jemi shpellar” , banorët hapën rrugën kur dëgjuan sirenat e një ambulance. Veprim ky që u përshëndet nga të gjithë.

“Duam shtëpitë tona”, “Kryeministër ku je fshehur”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në këtë protestë.

Në mbështetje të tyre shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Banorët e zonës së Unazës së Re, njohur ndryshe si “Astiri” prej ditësh janë në protestë, pasi banesat e tyre preken nga projekti për ndërtimin e Unazës të Madhe dhe do të shemben.

Ata nuk e pranojnë këtë vendim nëse me parë nuk marrin dëmshpërblim të plotë në vlerën e tregut për banesat që kanë mëse 20 vjet që i kanë ndërtuar, disa prej të cilëve janë në proces legalizimi.

Këtë paradite ata protestuan edhe para bashkisë së Tiranës, ku tentuan të hapin me forcë derën e këtij institucioni për të folur me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili nuk i priti.

Lër një koment