fbpx

“Jemi të izoluar në 3 kate”. Mjeku publikon mesazhin: Nëse mundeni transmetojeni …

titi.png

Mjeku i njohur Tritan Kalo i është drejtuar me një mesazh të fortë qytetarëve që nuk iu binden rregullave, duke i kërkuar të heqin dorë nga sjelljet e papërgjegjshme.

Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

 “Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. Nëse mundeni transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, shkruan mjeku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303