fbpx

Jeni gati për sfidën e verës? Zëvendësoni çdo pije me ujë dhe do të shihni këto ndryshime

Shumë njerëz nënvlerësojnë përfitimet e ujit të pijshëm. A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte, nëse do të zëvendësonit gjithçka që pini çdo ditë me ujë të pijshëm? Jo më kafe, çaj, apo lëng dhe pije joalkoolike, dhe as alkool, tingëllon si një sfidë e vërtetë.

Por, përveç se do të përballeni me një sfidë dhe të nxisni veten jashtë zonës tuaj të rehatisë këto janë ndryshimet e shëndetit që do të ndodhin:

Trupi juaj detoksifikohet:

Një nga përfitimet e para që vjen me pirjen e ujit  është që trupi juaj fillon të detoksifikohet. Uji mund të thithë sasitë më të larta të kripës dhe kimikateve të pranishme në trupin tuaj por me anë të ujit i  eliminon përmes urinës.

Do të bini nga pesha:

Pirja e ujit mund të forcojë aftësinë e trupit tuaj për të djegur yndyrë. Një studim i botuar në Gazetën e Endokrinologjisë Klinike dhe Metabolizmit zbuloi se pirja e rreth 500ml ujë në mëngjes mund të rrisë normën metabolike me 30 përqind.

Ul presionin e gjakut

Ndërsa pini ujë mund të mos ulni menjëherë presionin e gjakut, por do të ndihmojë në uljen e e tij të me kalimin e kohës. Shumë njerëz janë të dehidruar në mënyrë kronike, gjë që mund të shkaktojë problem në presionin e gjakut të trupit.

Do të dukeni më bukur:

Konsumi i sheqerit dhe alkoolit ka një ndikim negativ në florën tuaj të zorrëve, e cila nga ana tjetër ndikon në shëndetin dhe pamjen e lëkurës tuaj. Nëse vuani nga puçrrat, skuqjet, thatësia, pikat e zeza dhe gjendjet e tjera të lëkurës, provoni një dietë me ujë të thjeshtë dhe do të  shihni se sjell ndryshime pozitive.