Jeni ‘gërmadha’ e opozitës që ra/ Rama sulmon ashpër deputetët e opozitës në Kuvend

15-43-07-edi-rama-2.png

Teksa mbante fjalën e tij në seancë plenare, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë ashpër deputetët e opozitës së re.

Ai i ka krahasuar ata me ‘gërmadha’ por jo si ata që lë tërmeti por gërmadha që la opozita e kaluar.

“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Mbajeni me nderë këtë karrige në Parlament, shtrëngojeni dhe mbajeni me nderë, mos u bëni më keq se ata që ikën, se ata flisnin më mirë se ju. Mos hajdeni këtu të thoni vodhi, s’vodhi”, u shpreh ndër të tjera Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303