Jeni në dyshime për tu bërë bionde? Fotot që do t’ju bindin

Me kaq shumë hije të biondes që mund të zgjidhni, është e vështirë të ndani mendjen e veçanërisht nëse nuk dëshiron të dukeni si çdo person tjetër në Instagram (bionde gjithandej apo jo…)

Pra, në vend që t’ia lini në dorë parukjeres apo të zgjidhni një ngjyrë bazike, luani me hijet dhe përqafoni trendin më të ri, që do t’ju bëjë të harroni të verdhën e “vezës”!

Midis strawberry blonde, platinit , biondja e hirtë, për t’ju ndihmuar, Living ka përmbledhur më poshtë idetë më të bukura,që do t’ju bindin të lyeni flokët sa më shpejtë të jetë e mundur.

Por dijeni se të qenët bionde nuk është e lehtë. Duhet të përdorni shampo posaçërisht për këtë ngjyrë (mundësisht atë lejlanë-lexoni më shumë për këtë produkt)! Kjo do të shmangë krijimin e rrënjës ngjyrë portokalli me kalimin e kohës. Do të keni nevojë për maska për të parandaluar këputjen e flokëve!

Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij.

Por duke e marrë për të mirëqenë se ju do të tregoni kujdesin maksimal për flokët, më poshte do të përmbledhim foto të yjeve që kanë zgjedhur të jenë bionde. Shfletoni galerinë, frymëzohuni e ruani fotografitë që ju pëlqejnë më shumë për t’ia treguar parukieres