Jennifer Aniston i është dashur të jetojë me fanzama në shtëpi

Aktorja e famshme hollivudiane, Jennifer Aniston në një intervistë për James Gordon në “The Late Late Show” ka treguar se në fillimet e karrierës së saj, shtëpia ku jetonte me mikëshat e saj , ishte e pushtuar nga shpirtrat e  fantazmave.

Sipas saj, në shtëpinë e saj në Los Angelos ndodhnin gjëra të çuditshme, për shembull pjatalarësja apo makina e kafes ndizeshin vetë, volumi i radios ngrihej papritur.

Jennifer këtë periudhë e ka përshkruar si shumë të tmerrshme dhe është detyruar të punësonte një njeri, i cili komunikonte me shpirtrat.

Ajo ka shtuar se mendonte se fantazma urrente shoqen e saj, por nuk e mori vesh se çfarë ndodhi më pas, pasi ajo u largua prej aty dhe nuk u kthye më./real-news.tv/

Burimi: CNN

Lër një koment